Pyetjet më të kërkuara.

Me Kriter mbi Mesataren, do të shprehet lloji i mesatares/eve të cilën programi i studimit ka përfshirë në formulën e llogaritjes së pikëve.
Mesataret ndahen në disa lloje, sipas peshës që zënë në formulat e secilit program studimi.

Disa nga llojet e mesatareve janë:

  1. Mesatare VKM e cila shprehet si mesatarja aritmetike e Mesatares së Përgjithshme të Gjimnazit dhe Mesatares së Maturës Shtetërore.
  2. Mesatare aritmetike e shkollës së bashku me maturën shpreh mesataren e thjeshtë të llogaritur nga notat e shkollës së mesme së bashku me të maturës.
  3. Mesatare VKM * Koefiçent Profili shpreh mesataren e VKM të shumëzuar me koefiçentin e profilit të gjimnazit të caktuar nga Universiteti.

Me peshë, do të kuptohet përqindja që zë kriteri në formulën e përllogartjes së pikëve të atij programi studimi.

Kriteret me gruplëndë janë një grup lëndësh të cila, së bashku, përbëjnë një përqindje të caktuar të formulës.

Shembuj me gruplëndë mund të jenë :
Kriter me Gruplëndë “Fizikë”, i cili përfshin në përllogaritje (në rast se maturanti e ka zhvilluar) edhe lëndët Fizikë e thelluar, Fizikë e avancuar ose Shkencë.

Kriter me jo gruplëndë do quhen lëndët të cilat, të vetme, përbëjnë një përqindje të caktuar të formulës së programit të studimit.

“Ndikon” nënkupton që mungesa e një lënde llogaritet me notë 0, ndërsa e kundërta nënkupton që llogariten vetëm lëndët që janë zhvilluar.

Kriteret mbi koefiçentët sipas profileve shprehin koefiçentin e caktuar nga Universiteti mbi profilet e gjimnazit.
Koefiçentët mund të jenë për Program studimi, për Fakultet, ose në rang Universiteti.

Koefiçentët e profileve për një Program studimi, vlejnë vetëm për atë program, dhe jo për programet e tjera.
Koefiçentët e profileve për fakultetin vlejnë për të gjithë programet e studimit të atij fakulteti.
Koefiçentët e profileve për universitetin, vlejnë për të gjithë programet e studimit të atij universiteti.

Kriteret e Tjera, janë fusha të përdorura nga Universiteti, për të shprehu Kritere të llojeve të tjera (si p.sh prani e një konkursi pranimi), ose, për të qartësuar maturantët lidhur me mënyrën e llogaritjes së pikëve apo me proçedurat që duhet të ndiqen për aplikim në një program të caktuar studimi